Live

Gërvalla: Shteti mund të jetë i suksesshëm pa qenë anëtar i OKB’së

17:38 / 24 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla ka folur në shtypin portugez rreth anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Gazeta portugeze “Diario de Noticias”, e ka pyetur kryediplomaten se a është i rëndësishëm anëtarësimi i Kosovës në OKB, duke rikujtuar kundërshtimin e Rusisë dhe Kinës.

Gërvalla ka thënë se ka shembuj që tregojnë se një shtet mund të jetë i suksesshëm pa qenë anëtar i OKB’së.

Situata ndërkombëtare ka ndikim edhe në Kosovë sa i përket anëtarësimit të Kombeve të Bashkuara, e dimë që Rusia nuk është pro, por edhe Kina dhe vendet e tjera? A është i rëndësishëm anëtarësimi në OKB për Kosovën, 15 vjet pasi shpalli pavarësinë nga Serbia?

“Unë mendoj se përvoja tashmë ka treguar që ju mund të jeni një joanëtar i Kombeve të Bashkuara dhe në të njëjtën kohë të jeni një vend shumë i suksesshëm. Nëse shikojmë Zvicrën, shohim një shembull shumë të mirë të kësaj, ata iu bashkuan Kombeve të Bashkuara shumë vonë. Njëkohësisht duhet të jetë e qartë se ajo duhet të varet nga vetë Kosova, nga progresi i vendit, nga përmbushja e kritereve në zbatimin e shtetit ligjor demokratik. Këto duhet të jenë parimet që Kosova të mund të anëtarësohet apo jo në një organizatë ndërkombëtare dhe jo fqinjësia apo bllokadat që mund të bëjnë të tjerët” ka thënë Gërvalla.

Çështja e anëtarësimit të Kosovës në OKB është aktualizuar kohëve të fundit me deklaratat e Presidentit të Serbisë, i cili në mënyrë triumfale ka deklaruar se ua ka thënë Presidentit të Francës dhe Kancelarit të Gjermanisë se nuk do ta implementojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, edhe pse në propozimin europian flitet për mospengim për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare e jo specifikisht në OKB.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...