Live

Gërvalla: S’kërkojmë rrugica për implementimin e një asociacioni që shkel Kushtetutën

12:00 / 16 Janar 2023

Nga Kosova Live

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim homologen nga Sllovenia, Tanja Fajon.

Pas takimit, ato kanë mbajtur një konferencë për media ku kanë folur për një serë çështjesh.

E pyetur në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, Gërvalla ka theksuar se nuk do të kërkojë rrugica për të implementuar një asociacion që e shkelë Kushtetutën e Kosovës.

“Kosova është jo vetëm e gatshme të finalizojë procesin e dialogut, por Kosova është edhe e përgatitur. Fatkeqësisht për Serbinë nuk mund ta themi një gjë të tillë”.

“Nuk shoh që ka rrugë tjetër përveç dialogut në Bruksel. Jemi të gatshëm dhe me shumë ngulm kërkojmë që takimet të fillojnë”.

“Asociacioni – ai në vitin 2015, nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo qeveri nuk do të kërkojë rrugica për të implementuar një asociacion që e shkel Kushtetutën e vendin tonë”.

“Asociacioni për të cilin palët janë marrë vesh në Bruksel, ai nuk do të duhej të impelemtohet në vendin tonë sepse e shkel Kushtetutën e Kosovës”.

Shpërndaje në

U Kopjua