Live

Gjendet e mitura nga Prizreni që u raportua e zhdukur për dy javë, thotë se ishte te një shoqe

21:43 / 13 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre.

Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje nga Prizreni, ku një vajzë 15-vjeçare ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej asgjë për vendndodhjen e saj për rreth 2 javë.

Kosovalive ka mësuar se pasi rasti ishte denoncuar, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe e ka lokalizuar vendndodhjen e të miturës.

E njëjta ka dhënë deklaratën e saj lidhur me rastin dhe para hetuesve policorë ka bërë me dije ndër të tjera se ka qëndruar te shoqja e saj dhe nuk është abuzuar nga askush.

Pas ekzaminimeve të kryera nuk janë vërejtur shenja të dhunës apo keqtrajtimit dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

Shpërndaje në

U Kopjua