Live

Gjendet e vdekur influencuesja e famshme

12:57 / 12 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Influencuesja e famshme Maja Janeska është gjetur e vdekur në rrethana misterioze. 39 vjeçarja u gjet me një plagë në kokë në shtëpinë luksoze që ajo ndante me të dashurin e saj Manjat Kyle Phillips në Afrikën e Jugut. Sipas mediave të huaja ajo është vrarë në shtëpinë e saj me armë zjarri.

I dashuri i saj Kyle tha se po lante dhëmbët kur dëgjoi një të shtënë nga dhoma e gjumit.

“Pas mbërritjes në adresën e dhënë, policia gjeti një grua në dhomën e gjumit me një plagë me armë zjarri në kokë. Kishte një armë zjarri pranë saj. Gruaja u konfirmua e vdekur nga mjekët”, tha zëdhënësja Mavela Masondo në një deklaratë, citojnë mediat e huaja.

Një anëtar i familjes tha se Janeska ndonjëherë “kishte frikë për jetën e saj”.

“Ne jemi në Evropë dhe duart tona janë të lidhura sepse nuk mund të shkojmë në Afrikën e Jugut për shkak të çështjeve të vizave. [Janeska] është shtrirë atje në një morg, dhe ne nuk kemi asnjë të dhënë se çfarë po ndodh në të vërtetë.”

Shpërndaje në

U Kopjua