Live

Gjendet i vdekur një person në Llapushnik, policia nis hetimet

08:53 / 17 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Një person është raportuar gjetur pa shenja jete të dielën rreth orës 22:00 në Llapushnik të Drenasit.

Vdekjen e viktimes e ka konstatuar mjeku.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit i cili e ka cilësuar rastin është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua