Live

Gjermania synon të dorëzojë tanket në Ukrainë në fillim të prillit

12:32 / 26 Janar 2023

Nga Kosova Live

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha thënë se Berlini synon t’i dorëzojë Ukrainës tanket “Leopard 2” të cilat i ka premtuar më së voni deri në fillim të prillit.

“Qëllimi me Leopards është që të kemi kompaninë e parë në Ukrainë deri në fund të marsit, fillim të prillit,” tha Pistorius.

Ai shtoi se trajnimi i trupave ukrainase në mjetet luftarake të këmbësorisë gjermane “Marder” do të fillojë në ditët në vijim, ndërsa trajnimi për tanket më të rënda “Leopard 2” do të fillojë pak më vonë.

Shpërndaje në

U Kopjua