Shumë njerëz janë aktualisht të sëmurë – veçanërisht fëmijët. Por mungojnë ilaçet e nevojshme urgjente. Pse në Gjermani mungojnë ilaçet e domosdoshme?
Një N e bardhë në një rreth me ngjyrë vjollcë – kur farmacisti Fatih Kaynak e sheh këtë simbol në monitorin e tij në barnatore, ai e di që ky ilaç nuk është i disponueshëm për momentin. “Na mungojnë antibiotikët, ilaçet kundër dhimbjeve, por edhe ilaçet për rregullimin e sheqerit në gjak, për mjekimet e kancerit, për stomakun dhe zemrën”, thotë Kaynak, ndërsa shikon një listë të gjatë në të cilën N e bardhë vazhdon të shfaqet në anën e djathtë.
274 barna aktualisht nuk janë të disponueshme në farmacinë Berlin Kranich. “Është veçanërisht e vështirë për ne që të kujdesemi për fëmijët”, thotë Kaynak. Në fytyrën e tij shihet një lloj dëshpërimi me gjendjen