Gjiko na tregon komunikimin e embel me Zerin
Reperi shumë i dashur për publikun Gjiko ka tashmë 6 muaj që është bërë baba.
Ai dhe prezentuesja e njohur Elita Rudi u bënë prindër të një djali, të cilin e quajtën Zëri.
Gjiko dhe Elita publikojnë shpesh imazhe të djalit të tyre ku dhe duken shumë të lumtur.
Përkundër angazhimeve të shumta verore, reperi prap po gjen kohe për djalin e tij.
Ai së fundmi ka publikuar në instastory një video duke biseduar me djalin.
Gjiko e pyet djalin se përse e ka emrin Zëri, ndërkohë që ai nis edhe gërricet duke treguar zërin e tij.
“Në dy po kuptohemi domethënë”, ka shkruar reperi pranë videos së ëmbël të djalit