Live

Gjilan: Tejkaluan në vijë të plotë, dy shoferëve u merren patentë shoferët për tre muaj

17:07 / 24 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Dy shoferë e pësuan në Gjilan pasi bën tejkalim në vijë të plotë.

Nga fotografia e bërë nga një qytetarë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka arritur të identifikoj vozitësit, shkruan kosovalive.net

Ata janë dënuar me konfiskim të patentshoferit për 3 muaj, gjobë 150 euro dhe dy pikë negative.

Raporti i plotë i Policisë:

Drejtoria Rajonale Gjilan, falë bashkëpunimit me qytetarë të cilët në E-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës kanë dërguar një foto në të cilën shihen dy vozitës duke drejtuar automjetet e tyre kanë tejkaluar në vijë të plotë me të cilat veprime ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndeshë me rregullat e trafikut.

Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj të dy kundërvajtësit ndaj të cilëve ka shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe konfiskuar patentë shoferin me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.
Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.

Shpërndaje në

U Kopjua