Live

Gjinovci për rastin në Shtërpcë: Kushdo që shtin mbi civilë është kriminel

23:05 / 06 Janar 2023

Nga Kosova Live

Analisti Rron Gjinovci, ka reaguar pas plagosjes së dy të rinjëve serbë në Shtërrpcë.

Përmes një postimi në facebook, Gjinovci e ka quajtur kriminel pjesarin e FSK-së që dyshohet se ka plagosur dy të rinjët serbë.

“Kushdo që shtin mbi civilë është kriminel”, ka shkruar Gjinovci.

Ju kujtojmë se sot një ngjarje e rëndë ka ndodhur në komunën e Shtërpcës, e cila është e banuar kryesisht me serbë. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri kanë mbetur të plagosur dy persona. Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për dy të rinj, një fëmijë 11-vjeçar dhe një 31-vjeçar.

Pas plagosjes, atyre iu është dhënë ndihma mjekësore në Shtëpinë e afërt shëndetësore, dhe më pas janë dërguar në repartin e kirurgjisë në Graçanicë.

I dyshuari 33-vjeçar A.K (M/K) është arrestuar nga Policia Rajonale e Ferizajt pas hetimeve të shumta dhe mbledhjes së informacioneve në terren

“Arrestohet i dyshuari për plagosjen e dy personave në Shtërpcë.Policia Rajonale e Ferizajt, pas një pune intenzive hetimore , grumbullimit të informacioneve në terren kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar. I dyshuari është duke u shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht Sektorin Rajonal të Hetimeve, për veprime tjera hetimore”,thuhet në njoftimin e PK-së.

Të plagosurit janë dërguar për trajtim në qytetin e Graçanicës dhe janë jashtë rrezikut për jetë, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Dy të lënduarit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Shtërpcë, për tretman të mëtutjeshme mjekësor janë dërguar me autoambulancë për në Graçanicë. Të dy të plagosurit, nga informacionet që kemi, janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua