Live

Gjuha e ashpër e perëndimit dhe pasojat e dështimit, çka e pret Kosovën dhe çka Serbinë nëse nuk arrihet marrëveshja?

13:15 / 29 Janar 2023

Nga Kosova Live

Iniciativa e fundit diplomatike e udhëhequr nga Miroslav Lajçak e Gabriel Escobar, bashkë dhe me tre këshilltarë të lartë, ka prodhuar një dinamikë të re dhe agresive.

Albanian Post e ka siguruar një dokument disafaqësh që shpjegon gjithçka në detaje. Me një gjuhë tejet të drejtpërdrejtë, ndarë në sektorë dhe pika konkrete, tregohet se çka saktësisht qëndron prapa neneve të Marrëveshjes Bazë.

Më e rëndësishmja, ky dokument, përshkruan çfarë fitojnë dy vendet në rast të një marrëveshje, por një pjesë shumë më e madhe i është rezervuar shpjegimit se çfarë do humbet nëse nuk nënshkruhet marrëveshja dhe cilat procese do kthehen prapa.

“Rikujtim i pikave kritike”, “propozimi evropian elementet kyçe”, “makro-perspektiva e normalizimit”, dinamikat përpara, “qasja me shumë pista”, janë disa nga pikat kyçe të këtij dokumenti që është paralajmëruat të publikot ekskluzivisht të hënën më 30 janar.

Një nga pikat me gjuhën më të ashpër në dokument është ajo e titulluar “Dështimi nuk është opsion”, pikë që do zbulohet e plotë nga AP të hënën.

Gjithashtu, pjesë e dokumentit janë edhe përshkrimet për të “ardhmen e Kosovës” dhe të “ardhmen e Serbisë”, ku janë përfshirë edhe problematika që tashmë janë në publik si Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe që e do Serbia dhe njohja nga 5 vendet mosnjohëse të BE-së për të cilën Kosova kërkon garanci.

Të hënë, ekskluzivisht do të lexoni çfarë u është prezantuar dhe çfarë i është kërkuar Albin Kurtit e Aleksandër Vuçiqit në takimet e tyre me 5-shen e diplomatëve perëndimorë.

Pjesë e dokumentit të siguruar nga Albanian Post janë edhe pasuese si ky kur thuhet se “Kosova nuk mund të vazhdojë ta gëzojë mbrojtjen absolute nga bota perëndimore, që është jetike për ekzistencën e vet dhe në të njëjtën kohë të hezitojë në përqafimin e përpjekjeve perëndimore për paqe të përhershme”.

“Qeveria e Kosovës është e lirë që të iniciojë në Parlamentin e Kosovës procesin e tërheqjes së Kosovës nga marrëveshja e parë për normalizim të raporteve dhe më pas të bart pasojat e zhbërjes së të gjitha të arriturave të mëhershme (lëvizjen e lirë, Kodin telefonik të Kosovës +383, integrimin e pjesës veriore, kontrollin e dy pikave kufitare me Serbinë e të tjera)”, shkruhet në një pjesë tjetër të dokumentit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...