Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate i ka reaguar psikologut Naim Telaku, pasi që ky i fundit ka reaguar ndaj deklaratës së analistes Zana Avdiu lidhur me fubtollistin Granit Xhaka.
Telaku, në një postim ka komentuar, duke krahasuar Avdiun me Kompleksin Elektras të Frojdit që nënkupton (tërheqjen e pavetëdijshme seksuale dhe intime të një vajze ndaj babait të saj dhe sjelljen agresive ndaj nënës së saj).
Ndaj gjuhës skandaloze të Telakut, i ka regaur edhe Nushi i PSD-së, i cili ka shkruar se dhënia e diagnozave publike është shkelje etike.
Naim Telaku eshte:
— Nol Nushi (@nolnushi) December 5, 2022
– Dekan i nje Kolegji Privat
– Drejtor i Asociacionit te Psikologeve te Kosoves
– Anetar i Bordit te licensuesve te psikologeve klinik
Dhenja e "diagnozave" publike eshte minimalisht shkelje etike. Ky person s'mundet me qene profesionist i mire. pic.twitter.com/0QV6u8JFYY