Live

Gjykata merr këtë vendim për gjyshin që tentoi ta sulmonte Rrahman Jasharajn

12:33 / 05 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Gjykata i ka dhënë vetëm vërejtje gjyqësore, Musli Rexhepin, gjyshit të nxënëses që vijon mësimin në shkollën “Ismail Qemaili” që tentoi ta sulmonte Rrahman Jasharajn. 

Lajmin e ka bërë të ditur avokati Tomë Gashi, ka postuar një fotografi me Musli Rexhepin.

“Gjykata i dha vërejtje gjygjësore z.Musli Rexhepit i cili sipas Gjykatës ka tentuar ta ndaloj apo pengoj grevën e SBASHKU-t ne krye me z.Rrahman Jashari me datën 05.09.2022” – shkroi Gashi.

Ndryshe, incidenti kishte ndodhur ne shtator të këtij viti, në shkollën “Ismail Qemaili”, në Prishtinë.

Pas këtij incidenti, gjyshi i nxënëses ishte deklaruar edhe për media. Ai e kishte quajtur Rrahman Jasharaj si “armik të nxënëseve”.

“Mbesën time e kam regjistruar në klasë të parë sivjet. Erdha të pyes a po fillon mësimi apo jo. Hyra në sallë ku po mbahej mbledhja e Sindikatës. E pashë, armikun e këtyre nxënësve, se askënd tjetër nuk e ofendoj vetëm atë personalisht. Ai e ka marrë një kokëfortësi në vete e i ka nda edhe arsimtarët edhe arsimin. Ky është armik, më i zi se shkau”, deklaroi ai pas përplasjes në klasë”, kishte thënë ai. 

Shpërndaje në

U Kopjua