Live

Bajrami: S’mund të thuhet që Kurti është i pakorruptuar, kur ai mbron secilin skandal në qeverinë e tij

18:04 / 02 Maj 2024

Nga Kosova Live

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami kur dhe po flasin për Raportin e DASH-it në Kuvend, ka thënë se s’mund të thuhet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është i pakorruptuar, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Tutje ajo tha para deputetëve se Kurti nuk mund të jetë i tillë, pasi ai ka mbrojtur secilin skandal në qeverinë e tij.

Këtu deputetja e LDK-së, përmendi rastin e Martin Berishajt, Nagip Krasniqit, atë me rezervat shtetërore si dhe kontratat njëburimore në vlerë 209 milionë euro.

“Nuk mund të flitet për një kryeministër që është i pakorruptuar, kur ai merr zellin dhe mbron secilin skandal që ndodh në qeverinë e tij, dhe këtë e kemi parë në plot raste. Ka marrë në mbrojtje Martin Berishaj, Ragip Krasniqin, rastin me rezervat shtetërore. Vetëm prej 22 marsit 2021, deri më 30 janar 2023 vetëm në nivelin qendror janë nënshkruar kontrata në vlerë 209 milionë euro. Këtu ka dyshime serioze për korrupsion”, tha Bajrami në Kuvend.

Edhe deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka deklaruar se nuk i duhen raportet e “Freedom House” dhe i Departamentit Amerikan të Shtetit që ta dijë se Qeveria Kurti është e korruptuar.

Ajo, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka pohuar se e di vet ajo pasi jeton në Kosovë dhe e di që ekzekutivi i tanishëm është i korruptuar.

“Tani me apo pa Raportin e DASh-it kjo qeveri është e korruptuar, nuk më duhet DASh-i për të ditur se kjo qeveri është e korruptuar e aq më pak nuk më duhet mbështetja e deputetëve të LVV-së që sa herë flasë unë bëjë zhurmë për të njohur këtë të vërtetë”.

Shpërndaje në

U Kopjua