Gjyqtarët e Premier Ligës do të inkurajohen të përdorin më shumë monitorët e teknologjisë VAR afër fushës së lojës.
Kjo pritet të jetë ajo që shefi i gjyqtarëve Mike Riley do t’u thotë klubeve më vonë këtë javë. 20 klubet do të takohen me Rileyn në Londër të enjten.
Kryetemë e takimit do të jenë diskutimet për VAR-in, që zgjoi shumë kontradikta të cilat vazhduan edhe të shtunën kur Sheffieldit iu anulua një gol ndaj Tottenhamit për shkak të vendimit për pozitë jashtë loje e që distanca mezi binte në sy, shkruan BBC, transmeton Koha.net.
Riley do të pyetet për VAR-in, përfshirë jokonsistencën në vendime dhe kohën që merr për të vendosur diçka, që në disa raste po shkon deri në disa minuta pasi golat të realizohen.
Nuk pritet që të ofrohet zgjidhje e menjëhershme, pos që Riley do t’u thotë klubeve se gjyqtarët do të përdorin më shumë monitorët në fushë.
Kjo ishte e paraparë në fillim të teknologjisë VAR, por Riley kishte këshilluar gjyqtarët të mos i përdorin monitorët për të mos lejuar vonesat shtesë.