Live

Gjysma e tetorit, mungojnë librat nëpër shkolla

20:46 / 11 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Më tepër se një javë pas fillimit të procesit mësimor, libri i Gjuhës Shqipe, mungon për klasat e dyta e të pesta, në disa fshatra të Fushë Kosovës.

Zëvendësimi për këto mungesa, po bëhet me printim të disa faqeve të caktuara, përmes së cilave po tentohet që nxënësit të mos mbesin mbrapa.

Kjo, sipas nxënësve e prindërve, po shkakton probleme edhe në detyrat e shtëpisë.

Jo vetëm një tekst, por të gjitha mungojnë për nxënësit e komunitetit boshnjak në kryeqytet, ku po mësojnë me libra të viteve të kaluara.

Shpërndaje në

U Kopjua