Emri i Glauk Konjufcës nuk ishte në listën e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit të Kosovës këtë herë, dhe sipas analistit Jeton Halimi, kjo nuk është pa arsye.
I ftuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Halimi tha se Konjufca është përfolur si kandidat i mundshëm për kryetar të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet e ardhshme.
“Është përfolur kishe po dojnë me kandidu për zgjedhje komunale, por faktikisht se edhe Mefail Bajqinovci u kanë që edhe unë po du me kandidu, edhe është përfolur në opinion se edhe ai ka një përkrahje, por ka ra opsioni”, u shpreh Halimi.