Live

Google futet në tregun financiar, do ta ofrojë “xhirollogarinë e mençur”

12:59 / 14 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Google është bërë biznesi i fundit i teknologjisë që hynë në tregun financiar duke ofruar llogari rrjedhëse.

Platforma e kërkimit tha se planifikon të bashkëpunojë me bankat në SHBA për të ofruar “xhirollogari të zgjuara”.

Kompania tha se shërbimi që do të nisë përmes “Google Pay”, do t’u lejojë përdoruesve të shtojnë mjetet analitike të Google në produktet tradicionale bankare.

Po ashtu, Facebook ka lëshuar në përdorim një sistem të ri pagesave të quajtur “Facebook Pay”, i cili do të jetë në dispozicion në Facebook, Messenger, Instagram dhe WhatsApp.

Ky sistem mund të përdoret për t’i dërguar para miqve, për blerje ose për bamirësi. 

Shpërndaje në

U Kopjua