Live

Google nuk mund t’i shmanget ligjit në Francë

09:26 / 06 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi se Google nuk mund t’i shmanget ligjit në Francë dhe se kompania duhej të paguante honorare për mediet, pas vendimit të grupit amerikan për të zbatuar rregulla të reja.

“Ne do të zbatojmë ligjin duke detyruar zbatimin e të drejtës së autorit në platformat për shpërndarjen e informacionit në internet”, u shpreh kreu i shtetit.

Macron kritikoi pozicionin e mbajtur nga Google në Gjermani e pastaj në Francë, që konsistonte në thënien: “Direktivat tuaja janë mjaft të këndshme, ligjet tuaja janë ndoshta të mrekullueshme, por jo dhe jo, më saktësisht, të gjithë ju do të na nënshkruani lirinë për të përdorur përmbajtjen tuaj, përndryshe ju heqim nga lista”

Shpërndaje në

U Kopjua