Live

Grenell konfrontohet me gazetaren evropiane, arsyeja e vetme: Albin Kurti

20:35 / 21 Nëntor 2022

Nga admin

Ish-emisari special i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka reaguar gazetares evropiane të gazetës nga New Yorku ‘The Wall Street Journal”, Laurence Norman, e cila tha se përgjatë viteve që e ka ndjekur dialogun, nuk ka parë kurrë që Brukseli të kritikojë kaq shumë Kosovën.

Sipas saj, një qasje e tillë është e paprecedentë dhe ka të ngjarë të pasqyrojë zemërimin e vërtetë në kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, transmeton Paparaci.

“Shumë pakënaqësi në euro për mënyrën sesi politika e SHBA-së e trajtoi këtë çështje nën administrimin e Trump, por e vërteta është se është përkeqësuar që atëherë”, shkroi aj në Twitter.

Pas kësaj, i ka reaguar Grenell, duke e zhvilluar një përplasje virtuale me gazetaren Norman.

Grenell e quajti patetik “raportimin” e saj, teksa tregoi se Administrata Trump i ka arritur katër marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

“”Raportim” patetik. A keni Google, Laurence? Ekipi i Trump mori 4 marrëveshje të suksesshme, ndërsa Brukseli u ankua se SHBA ishte shumë e ashpër me Kurtin. Tani Brukseli dështon dhe thërret Kurtin – dhe ju nuk e shihni hipokrizinë?”, shkroi Grenell në Twitter.

Gjithashtu, Grenell i tha asaj se “ju nuk duhet të lejoheni të raportoni për Evropën nëse keni frikë të kritikoni Evropën”.

Shpërndaje në

U Kopjua