Live

Gruaja ndez oxhakun, digjen 20 mijë euro që burri kishte fshehur në të

16:22 / 29 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Një ngjarje aspak e këndshme i ka ndodhur një çifti italian këtë fundvit.

 Burri kishte fshehur kursimet e tij prej 20 mijë eurosh në oxhak, pasi mendonte se ishte një “kasafortë e sigurt”.

Por e shoqja e cila nuk e dinte një gjë të tillë në këto ditë të ftohta dimri vendosi që të ndizte oxhakun dhe të gjitha kursimet e bashkëshortit të saj u bënë hi.

“Gruaja ime nuk e dinte që unë i fsheha aty. Çdo vit para se të ndez zjarrin i lëviz paratë. Tani kur pashë flakët humba mendjen”, ka thënë burri.

Ai nuk ka pritur që oxhaku të ndizet edhe për disa ditë.

Por  gruaja vendosi të krijojë një atmosferë festive por që në fakt u krijua atmosferë aspak e këdshme.

Shpërndaje në

U Kopjua