Live

Gruaja nga Shtimja vdes në QKUK, policia nis hetimet

08:49 / 26 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Një grua nga komuna e Shtimës ka vdekur në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës ku edhe ishte duke u trajtuar.

Rasti ka ndodhur në orët e para të ditës së diele.

Lidhur me rastin policia ka nisur hetimet.

“Rr. Tahir Sinani, Shtime 25.12.2022 – 00:15. Nga QKUK është raportuar se pacientja femër kosovare, e cila ishte duke u trajtuar aty, ka ndërruar jetë. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.

Shpërndaje në

U Kopjua