Live

Hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi në Prizren: Vjedhin stoli ari, para, mjete pune e sende tjera

09:42 / 18 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Një vjedhje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur dje në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.

Ankuesja femër kosovare ka raportuar se person/a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë shtëpisë së saj dhe nga aty kanë vjedhur  para të gatshme, stoli ari , mjete  pune si dhe disa sende tjera.

Rasti në procedurë hetimore.

Detaje tjera nuk janë dhënë nga Policia.

Shpërndaje në

U Kopjua