Live

Hajnat vjedhin në dy xhami në Prishtinë

21:34 / 08 Janar 2023

Nga Kosova Live

Xhamia tek Qafa në Prishtinë, por edhe ajo e Sulltan Mehmet Fatihut disa qindra metra më tutje janë thyer nga hajnat të shtunën.

Në to nga arkat e sadakas janë marrë rreth 155 euro.

Këto veprime nga personat që ende nuk janë kapur nga forcat e rendit, shqetësuan frekuentuesit e rregullt të këtyre foltoreve.

Xhematlinjët thonë se parat që i lanë si sadaka, shfrytëzohen për nevoja të ndryshme në xhami.

Shpërndaje në

U Kopjua