Live

Halimi i reagon Kurtit për vlerën e koeficientit: Është demagogji e propagandë

13:56 / 01 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, në lidhje me vlerën e koeficientit të pagave.

Sipas Halimit, logjika ekonomike e qeverisë është “koeficient demagogjije, propgandae e barktisje”.

““Barazi” dhe “ndershmëri” paska shkruar kryeministri i vendit lidhur me koeficientin e pagës. Kjo është logjika ekonomike e kësaj qeverie; Koeficient demagogjie, propagande, braktisje të problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë e dërrmim i karrierave profesionale”, ka thënë Halimi.

Kujtojmë se sot është bërë publik vlera e koeficientit, i cili ishte 105, ndërsa kjo ngjalli pakënaqësi tek partitë opozitare.

Në seancën e sotme, PDK, LDK e AAK e lëshuan sallën në shenjë pakënaqësie për vlerën e koeficientit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...