Live

Halimi: Partia në pushtet i braktisi qytetarët në momentet e tyre më të vështira

19:05 / 19 Janar 2023

Nga Kosova Live

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka shprehur dëshpërimin e saj pas dështimit të votimit në Kuvend të projekt-ligjit për Trustin.

Halimi tha se me këtë veprim, Vetëvendosja e cila votoi kundër këtij projekt-ligji, i ka braktisur qytetarët në momentet e tyre më të vështira.

“Partia në pushtet i braktisi qytetarët në momentet më të vështira të tyre”, shkroi ajo në Facebook.

Në Kuvendin e Kosovës nuk ka kaluar projektligji për tërheqjen e 30% të mjeteve nga Trusti.

Gjithsej 97 deputetë kanë votuar për këtë projektligj, ku 42 nga ta votuan për, ndërsa 55 deputetët e pushtetit kanë votuar kundër.

Shpërndaje në

U Kopjua