Live

Haliti: Kurti do t`i humbë zgjedhjet, populli është ngopur me gënjeshtrat e tij

10:35 / 19 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, është shprehur i bindur se kryeministri Albin Kurti do t`i humb zgjedhjet e ardhshme.

Ai mendon se populli i Kosovës është ngopur me gënjeshtrat e kryeministrit Kurti.

“Besoj që populli është ngopur nga gënjeshtrat e qeverisë e politikat që Kosovën e kanë lënë në vend numër 0, pa integrime, pa zhvillim ekonomik dhe tani e një vit me sankcone nga BE. E sigurt që Albini do t’i humbë zgjedhjet kurdo që mbahen”, është shprehur Haliti për Gazetën Blic.

Ai ka kritikuar edhe partitë opozitare për mosunifikim

“Siç e dimë të gjithë, fronti opozitar akoma s’është i bashkuar, prandaj edhe Albini po vazhdon me lojë fjalësh. Nëse duam fitore duhet aksion demokratik duke i përdorur të gjitha mjetet e veprimit që lejon ligji e praktikat civile të veprimit”, ka vlerësuar Haliti.

Shpërndaje në

U Kopjua