Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA ka zhvilluar aksionin e radhës para Rektoratit të Universitetin e Prishtinës.
Aksioni i “ORCA”-së është lidhur me festën e “Halloweenit”, shkruan kosovalive.net
Protestuesit mbanin maska me fytyrat e modifikuara të deputetetëve e profesorëve, Ardian Kastratit dhe Bujar Dugolli që u shpallen fajtor për plagjiatur.
Ky aksion u zhvillua në formë të protestës për zhvillimet e fundit në rektoratin e Prishtinës.
Së fundmi, u shkarkua nga pozita e tij rektori i UP-së, Naser Sahiti. Kjo ngjarje shkaktoi reagime të shumta ku u përfol për ndikimin e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje në këtë vendim./kosovalive.net/