Live

“Halloween në Universitetin e Prishtinës” – ‘ORCA’ me një aksion simbolik për zhvillimet e fundit në Rektoratin e UP-së

14:33 / 31 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA ka zhvilluar aksionin e radhës para Rektoratit të  Universitetin e Prishtinës.

Aksioni i “ORCA”-së është lidhur me festën e “Halloweenit”, shkruan kosovalive.net

Protestuesit mbanin maska me fytyrat e modifikuara të deputetetëve e profesorëve, Ardian Kastratit dhe Bujar Dugolli që u shpallen fajtor për plagjiatur.

Ky aksion u zhvillua në formë të protestës për zhvillimet e fundit në rektoratin e Prishtinës.

Së fundmi, u shkarkua nga pozita e tij rektori i UP-së, Naser Sahiti. Kjo ngjarje shkaktoi reagime të shumta ku u përfol për ndikimin e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje në këtë vendim./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua