Live

Hamdi Malushaj: Privatizimi i KEDS-it ka qenë një vendim i tmerrshëm

15:31 / 30 Shtator 2022

Nga Kosova Live

Malushaj në një intervistë për KosovaLIVE është prononcuar rreth mundësive që Kosova ka pasur në vitin 2011 rreth sektorit energjetik me partnerët gjermanë, dhe që nga ajo periudhë nuk ka pasur asnjë lëvizje.

Kosova ka qenë shans i zhvillimit të sektorit energjetik, edhe për të tjerët edhe për rajonin e më gjerë. Po t’ishte dëgju fjala se sot me partnerë gjerman që jemi prej njëmbëdhjetë vitesh, prap me të njëjtin që edhe pyeti se çka ka ndodhë? Zero lëvizje” u shpreh Malushaj.

Hamdi Malushaj më tutje theksoi se privatizimi i KEDS-it ka qenë një vendim i tmerrshëm.

“Përveç se ka pasur disa elemente të disfavorshme sidomos privatizimi i KEDS-it ka qenë një kontratë, një vendim tmerrshëm i keq edhe asgjë tjetër nuk ka ndodhur. Asgjë tjetër, prej kur ishim në 2011 në biseda. Kosova ka qenë mundësi e zgjidhjes së problemit energjetik edhe regjional e me gjerë prej resurseve natyrore që i kemi, ne kemi mundur të jemi sot vendi krenar dhe të bëjmë eksport energjie”.

Zyrtar i Odës së Afarizmit të Kosovës ka treguar edhe çmimet apo kostot reflektive të megawat-ve që do i kishte krijuar Kosova nga energjia.

Teprica energjetike do ishte sa është buxheti i Kosovës sot, prej të gjitha të ardhurave të tjera, nese ish dëgju fjala. S’ka pas atëherë asnjë gjë tjetër veçse një vendim politik. Qeveria do ishte pronar i 815 megawat, me kosto reflektive 16 euro për megawat, sot është 700 euro për megawat llogariti të ardhurat që do i kishte krijuar Kosova nga energjia. Çka me fol më?” përfundoj Malushaj.

Intervista e plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua