Hamdi Malushaj, nënkryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Afarizmit ka deklaruar se Kosova është bërë eksportues i fuqisë njerëzore për në shtetet evropiane, të cilat janë impresionuar me rininë kosovare dhe që largim i të rinjëve është një “tsunami” i cili duhet të ndalet me veprime konkrete.
“Largimi i të rinjëve nga vendi është një “tsunami” i shkaktuar në këto vitet e fundit i cili tash është me masa të mëdhaja, nuk është se është lehtë me u ndal mirëpo cili është aktivititeti? Cila është zgjidhje e mënyrës se si me i ndal të rinjtë? Të rinjtë nuk ndalen me fjalime, me tryeza. Të rinjtë ndalen me veprime konkrete, me masa konkrete, zhvillim ekonomik” u shpreh Malushaj për Kosova.LIVE.
Malushaj që operon në treg që prej vitit 2011, me kompanitë KiKxxl & evroTarget L.L.C, i sugjeroi autoriteteve që t’i lënë fjalët dhe të veprojnë konkretisht për t’u kthyer shpresën të rinjve.
“Ne jemi në pjesën ku jemi bërë eksportues të fuqisë njerëzore. Unë e shoh që mundësitë në Kosovë sikur që i kemi krijuar ne me punësim në Prishtinë për punë në Gjermani, edhe kam edhe delegacion gjerman, bashkëpunëtorë që janë mahnitë me kualitetin, cilësine e punës, kompetencën, rregullin, pothuajse jemi diku baraz me kompanitë simotra në Gjermani.” përfundoi Malushaj. /Kosova.LIVE/
Intervista e plotë: