Live

Hamiti: Akrobacionet e Kurtit të rrezikshme për boshtin kurrizor të Republikës së Kosovës

13:29 / 02 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti përmes një postimi ka deklaruara deklaratën e kryeministrit Kurti në Kuvendin e Kosovës ku tha se e pranon Asociacionin me 6 kushte.

Hamiti këtë deklarim të Kurtit e quajti akrobacion, shkruan kosovalive.net

“Akrobacioni i Kurtit: Prej “Zajednica nuk kalon!’ te ‘Asociacioni kalon!’”, tha Hamiti duke shtuar se këto “akrobacione” të kryeministrit janë të rrezikshme për vendin.

POSTIMI I PLOTË:

Akrobacioni i Kurtit: Prej “Zajednica nuk kalon!’ te ‘Asociacioni kalon!’

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka zakon të bëjë kthesa 180-shkallëshe (u-turns, siç u thonë në anglisht) me një lehtësi të padurueshme. Kthesa që i sheh kushdo pos përkrahësve të tij.

Nuk do të bëhet Kosova shtet i pavarur thoshte. U bë. Kur u bë, tha Kurti: do të bashkohet Kosova me Shqipërinë. Kur u bë kryeministër, mbasi e mori vesh ose u bë se e mori vesh, tha: nuk na e lejon Kushtetuta e Republikës së Kosovës bashkimin me Shqipërinë. Mbas shumë vitesh e mori vesh dhe e tha këtë.

‘Zajednica nuk kalon’ ka thënë me vjet, dhe fjalën serbe e futi në leksikun shqip të përkrahësve të vet. Sot, më në fund, më 2 shkurt 2023, efektivisht tha se Asociacioni kalon, me kushte, por kalon domethënë.

I përcjell po s’i merr vesh me kohë as zhvillimet politike as mesazhet e miqve dhe aleatëve të Republikës sonë, as Kushtetutën e Kosovës, as marrëveshjet ndërkombëtare të para dhjetë vjetëve.

Akrobacionet e Kurtit, ndonëse mund t’u pëlqejnë tifozëve të tij, janë të rrezikshme për boshtin kurrizor të Republikës së Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...