Live

Hamza: Ekonomia e fortë nuk ka të bëjë vetëm me numrat, por ka të bëjë edhe me njerëzit

17:10 / 20 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka vizituar sot një fabrikë prodhuese në Ferizaj.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se ekonomia nuk mund të fuqizohet pa u fuqizuar dhe punëtorët.

Hamza po ashtu thotë se ekonomia nuk ka të ëbëj vetëm me numrat, por edhe me njerëzit.

Postimi i plotë: 

Dikur ishte vetëm një ide, por sot është një biznes i suksesshëm. Një prodhues si fabrika “Toni” në Ferizaj, të cilën e vizitova sot, është tregues se me punë mund të arrihet çdo gjë. Ekonomia, bizneset, nuk mund të fuqizohen pa u fuqizuar edhe punëtorët. Një ekonomi e fortë nuk ka të bëjë vetëm me numrat, por ka të bëjë edhe me njerëzit. Unë besoj fuqishëm që së bashku do ta bëjmë Kosovën vend më të mirë, ku për çdo qytetar do të ketë mundësi për punë të mirë, pagë të dinjitetshme, siguri në punësim dhe respekt për të drejtat e punëtorëve.

Qytetarët meritojnë ma shumë! Kosova mundet ma mirë!

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...