Live

Haradinaj: Egzon Kelmendi do të jetë kandidat për deputet në listën e Aleancës

19:55 / 02 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër i koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30, ka njoftuar se Egzon Kelmendi do të jetë pjesë e listës së Aleancës si kandidat për deputet. Sipas ish-kryeministrit, Elkos Group, e udhëhequr nga familja Kelmendi, është shembull i shkëlqyer i sipërmarrjes vendore dhe shtyllë e rëndësishme e ekonomisë kosovare.

“Egzon Kelmendi, duke ndjekur gjurmët e babait të tij Ramizit, ka treguar se si inovacioni dhe shpirti ndërmarrës mund të çojnë në zgjerim të biznesit dhe depërtim në tregjet e huaja,” deklaroi Haradinaj në një postim në Facebook. Ai shtoi se kjo është rruga që duhet ndjekur për të ndërtuar një Kosovë të fortë ekonomikisht.

Lideri i AAK-së theksoi angazhimin e koalicionit për të krijuar një Kosovë që jo vetëm gjeneron vende të reja pune, por edhe shndërrohet në një forcë eksportuese. “Vizioni ynë për anëtarësimin direkt në NATO përmes Planit Aksional, shpejton këto synime, që do ta bëjnë më të mirë jetën për qytetarët e Kosovës,” përfundoi kandidati për kryeministër.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...