Live

Haradinaj i thotë Kurtit, mosekzektimi i pagave për grevistët, antikombëtare e antinjerëzore, të poshtër

23:18 / 05 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se poshtërsia e kryeministrit Albin Kurti nuk ka kufij.

Haradinaj, që ishte edhe kryeministër i vendit, ka thënë se me Kurtin Kosova ka hyrë në një rrugë të dhimbshme.

Ai ka folur për mos-ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit që grevuan gjatë muajit të kaluar, gjë e cila sipas tij, është antikombëtare dhe antinjerëzore.

“Kosova prej sot ka hyrë në një rrugë të dhimbshme. Vendimet arbitrare të Albin Kurtit, siç është mosrealizimi i pagave për mësimdhënës, janë antikombëtare e antinjerëzore. Po dëshmohet se poshtërsia e tij nuk paska kufij!”

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...