Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar xhudisten kosovare, Distria Krasniqi, për fitoren e medaljes së artë në Paris.
“Vajza e artë e Kosovës, Distria Krasniqi ka ngritur sërish flamurin e Kosovës në piedestal, kësaj radhe në Paris Grand Slam 2023. Kështu mbrohen ngjyrat e Kosovës! Krenar me ty!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Distria Krasniqi ka mposhtur hungarezen Reka Pupp në Grand Slamin e Parisit.
Në përballjet që ajo ka pasur ndaj Puppit, vlen të theksohet se kjo është fitorja e saj e gjashtë, ndërsa ka pësuar vetëm një humbje.