Live

Haradinaj: Konstituimin e Kuvendit sot e ka bllokuar vetë Albin Kurti

15:14 / 15 Prill 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar përmes Facebook-ut, duke e akuzuar kryetarin e VV-së, Albin Kurti për bllokimin e konstituimit të Kuvendit.

Ai tha se nëse duan që të përfundojë kjo procedurë, Kurti dhe minsitrat e tij duhet të tërhiqen nga postet dhe të mos i fajësojnë të tjerët, transmeton Klankosova.tv.

“Konstituimin e Kuvendit sot e ka bllokuar vetë Albin Kurti. Ligji e Kushtetuta e këtij shteti nuk lejojnë që të mbash edhe postin e Kryeministrit apo të Ministrit dhe të betohesh si deputet.

Nuk mund të ulesh në dy karrige njëkohësisht. Ne nuk mund ta shkelim Kushtetutën dhe të veprojmë ndryshe, prandaj nuk e votuam raportin.

Albin Kurti me ministrat e tij, nëse duan ta konstituojnë Kuvendin, le të tërhiqen ose nga postet ministrore, ose nga mandati i deputetit, e të mos i fajësojnë të tjerët për gabimet e veta.”

Shpërndaje në

U Kopjua