Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar prijësit popullor në përvjetorin e rënies, Haxhi Zeka e Shaban Polluzha.
Haradinaj ka thënë se heroizmi i tyre mbetet gjithmonë motivim për ne.
“Përpjekja dhe heroizmi i tyre, mbetet gjithmonë motivim për ne, për Atdheun e fortë e të sigurt”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë:
21 shkurti shënon rënien e dy prijësve popullor e komandantëve, Haxhi Zeka e Shaban Polluzha.
Të rënë në periudha të ndryshme, përgjithmonë do të kujtohen përpjekjet e tyre për çlirim nga pushtuesi. Ata e deshën lirinë më shumë se veten, andaj u bën frymëzim për gjeneratat, për vazhdimin e përpjekjeve për liri.
për Atdheun e fortë e të sigurt.
Lavdi!