Live

Haradinaj kujton viktimat e Holokaustit: Shqiptarët rrezikuan veten duke strehuar dhe mbrojtur të pambrojturit

21:25 / 27 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar viktimat e Holokaustit.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shqiptarët janë radhitur drejt edhe në kohët e vështira.

“Antisemitizmi, ishte pikënisja e tragjedisë më të madhe që njeh njerëzimi. Në kohë jo të lehta, Shqiptarët u radhitën drejt. Ata rrezikuan, mbrojtën të pambrojturin duke i strehuar dhe duke mos rënë pre e të keqes së madhe të luftës së dytë botërore”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se me popullin hebre ndajmë tragjedinë, historinë dhe të ardhmen.

“Bota sot kujton dhe përulet para miliona viktimave të Holokaustit. Sot ne kujtojmë, lutemi por dhe jemi krenarë për miqësinë me popullin hebre, me të cilët ndajmë tragjedinë, historinë dhe të ardhmen”, është shprehur Haradinaj.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...