Live

Haradinaj: Kurti është argat i Serbisë, po e ndihmon Vuçiqin

08:30 / 19 Prill 2024

Nga Kosova Live

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka folur rreth qeverisjes së kryeministri Albin Kurti.

Gjatë fjalës së tij, Haradinaj ka pasur akuza të rënda ndaj kryeministrit Kurti.

Sipas Haradinajt, Kurti është duke e shfajësuar Serbinë.

Madje, ish-kryeministri Haradinaj vlerësoi se Kurti është argat i Serbisë.

“Është agjendë e Kurtit, këta tjerët janë argatë të Kurtit është agjendë me shfajësu Serbinë, pra me ja zvogëlu Serbisë fajin. Ndodhi një tubim në Banja Llulë, aty shkoi edhe Bërnabiq, BE dhe Amerika është dashtë me ia jap një qortim të madh Serbisë për procesin e udhëheqjes shtetërore serbe në Banja Llukë kundër Srebrenicës, çka ndodh tani, si me bë ata këtë? Kur Kurti dhe krejt ekipa e tij shkon e ndërhyn në një shtet fqi në procesin zgjedhor. Kurti është argat i tyre, ai po ja bën ndihmën Vuçiqit që Vuçiqi mos mu dok kaq i keq, tu e marrë parasysh që edhe Qeveria e Kosovës po bën sjellje të këqija po e rrezikon daljen prej binarve euroatlantik në Maqedoni, po shkon me koncepte që do të shkaktojnë tronditje…Këto Kurti i bën me vetëdije”, tha Haradinaj në Pressing.

Shpërndaje në

U Kopjua