Live

Haradinaj ngushëllon familjarët e pjesëtarit të FSK-së, Nijazi Uruqi

12:15 / 20 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka shprehur keqardhje për vdekjen e pjesëtarit të FSK-së, rreshterit të parë Nijazi Uruqi.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se jeta dhe vepra e tij do të kujtohet gjithmonë si shembull i ushtarit besnik të Atdheut si dhe ngushëlloi familjen, miqtë dhe kolegët e tij.

“Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e pjesëtarit të FSK-së, rreshterit të parë Nijazi Uruqi. Ai i shërbeu vendit në luftë, si ushtar lirie dhe rreshtit të paqes për dy dekada, në TMK e FSK, me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë. Jeta dhe vepra e tij do të kujtohet gjithmonë si shembull i ushtarit besnik të Atdheut. Ngushëllime të thella familjes, miqve dhe ushtarëve e oficerëve të Nijaziut. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Image may contain: 1 person

Shpërndaje në

U Kopjua