Live

Haradinaj për gjendjen në veri: Gjendja mund të përshkallëzojë dhe të dalë krejtësisht jashtë kontrollit

11:57 / 28 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social në Facebook rreth gjendjes aktuale në veriun e Kosovës.

Pas mbylljes kufitare në Merdarë, Haradinaj thotë se skenari i regjimit pro-rus për destabilizimin e Kosovës po hyn në një fazë kritike.

Tutje ai theksoi se të gjitha këto mbyllje të pikave kufitare kanë marrë përmasa shqetësuese dhe gjendja mund të përshkallëzoj dhe të dalë krejtësisht jashtë kontrolli.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Shpërndaje në

U Kopjua