Live

Haradinaj për Ismail Kadarenë: Letërsinë e një kombi të vogël e futi në analet e letërsisë së përbotshme

12:01 / 01 Korrik 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Ismail Kadare ngërthen në vete krejt vlerat më të larta që mund t’i ketë njeriu. 

Pas lajmit për vdekjen e tij, Haradinaj ka thënë se Kadare letërsinë e një kombi të vogël e futi në analet e letërsisë së përbotshme.

“Sot nuk ka emër më të madh ndër shqiptarë, se sa emri Ismail Kadare. Jo vetëm se ai mbetet emblema e letërsisë, e krijimtarisë dhe e krenarisë shqiptare, por sepse ishte shqiptari më i famshëm në Glob. Njeriu që e lartësoi Kombin, që e lartësoi Shqipërinë, që lartësoi Kosovën dhe që letërsinë e një kombi të vogël e futi në analet e letërsisë së përbotshme”, ka thënë Haradinaj. 

Reagimi i plotë: 

Sot nuk ka emër më të madh ndër shqiptarë, se sa emri Ismail Kadare. Jo vetëm se ai mbetet emblema e letërsisë, e krijimtarisë dhe e krenarisë shqiptare, por sepse ishte shqiptari më i famshëm në Glob. Njeriu që e lartësoi Kombin, që e lartësoi Shqipërinë, që lartësoi Kosovën dhe që letërsinë e një kombi të vogël e futi në analet e letërsisë së përbotshme. 

Ne sot e kemi humbur gjeneralin e letrave shqipe, e kemi humbur ambasadorin e krijimtarisë shqiptare në Botë, e kemi humbur Ismail Kadarenë, emri i të cilit i ngërthen në vete krejt vlerat më të larta që mund t’i ketë njeriu!

Ky emër do t’i jetojë epokat!

Lamtumirë Mjeshtër!

Shpërndaje në

U Kopjua