Live

Haxhi Avdyli: Asnjëherë s’kam tentuar të bëhem ministër, jam komod në pozitën e deputetit

10:54 / 08 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Mbrëmë, kryetarja e subjektit “GUXO”, Donika Gërvalla propozoi për ministër të Shëndetësisë, deputetin Haxhi Avdylin. Ajo në RTK tha se do ja propozoj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Edhe më herët, në të kaluarën, emri i Haxhi Avdylit ishte përmendur për ministër. Në lidhje me këto ka reaguar vetë Avdyli, shkruan Kosova Live.

Ai ka komentuar në postimin e gazetarit, Bujar Vitija duke thënë se asnjëherë s’ka tentuar të bëhet ministër.

“Bujar, asnjëherë nuk kam tentuar dhe askush nuk po bën hajgare. Më shumë janë përmendje e insistim e te mediave e njerëzve dashamir. I falenderoj të gjithë ata që kanë konsideratë që jam i denjë për atë pozite. Por i nderuar Bujar, unë jam komod në pozitën e deputetit dhe nga aty po mundohem të jap kontribut me aq sa po mundem e aq sa po di për shëndetësinë dhe proceset tjera. Respekte e mirupafshim”, ka shkruar Avdyli./Kosova Live/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...