Live

Haxhiu: Ata që kërkojnë kompromise nga Kosova, po i hyjnë në hak asaj

15:54 / 03 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar ngjarjet që ndodhën në vitin 2000 me popullësinë shqiptare në veri të Mitrovicës.

“Kur të gjithë besonin se çlirimi i Kosovës ishte kryer në qershorin e vitit 1999, në prani edhe të forcave e misionit ndërkombëtar, tetë muaj më pas, në veri të Mitrovicës popullsia shqiptare po përjetonte një tmerr tjetër. Ishte kjo Nata e Tmerrit e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, ku 10 shqiptarë u ekzekutuan, 1564 familje u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe 11364 persona të tmerruar, dhunshëm u detyruan të largohen për të gjetur strehim për sigurinë e jetës së tyre”, ka shkruar Haxhiu sot në Facebook.

Në këtë kontekst, ajo tha se ata që po i kërkojnë Kosovës të bëjë kompromise karshi Serbisë po i hyjnë në hak.

“Serbia ka shkaktuar shumë krime e dëme në Kosovë. Populli i Kosovës e ka përjetuar në lëkurën e tij këtë gjë. Ata që kërkojnë gjithnjë e më shumë kompromise ku vetëm Kosova duhet dhënë diçka janë duke i hyrë në hak Kosovës. Liria dhe shteti i Kosovës nuk janë dhuratë, ato janë arritur me gjak e sakrificë. Lavdi e drejtësi për martirët e natës së tmerrit të 3 dhe 4 shkurtit”.

Kjo deklaratë e ministres Haxhiu vjen në kohën kur Kosovës po i bëhet presionit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...