Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se nga ulësja e Kuvendit të Shqipërisë ka kërkuar që të hudhet në votim: Bashkim i Shqipërisë dhe Kosovës në Konfederatën e Shtetit Shqiptar.
“Pres që në fund të kësaj mbledhje të përbashkët kryetarja Lindita Nikolla dhe kryetari Galuk Konjufca ta vendosin në votim:
Bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Haxhiu në llogarinë e tij në Facebook.
Postimi i plotë i Haxhiut
Nga ulësja e Kuvendit të Shqipërisë, në mbledhjen e përbashkët të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës kërkova që të hudhet në votim:
Bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës në Konfederatën e Shtetit Shqiptar.
Faleminderit për fjalimet e bukura,
koha është për vendime të rëndësishme për kombin tonë.
Pres që në fund të kësaj mbledhje të përbashkët kryetarja Lindita Nikolla dhe kryetari Galuk Konjufca ta vendosin në votim:
Bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës.