Ministrja Albulena Haxhiu thotë se tashmë verifikimin e mostrave në Institutin e Mjekësisë Ligjore po e bëjnë me Polici të Kosovës.
Haxhiu në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se kjo gjë po ndodhë, pasi që më nuk kanë besim në punën e IML.
“Jemi tu e verifiku cdo mostër me Polici, sepse nuk po ju besojmë. Këtu e kanë pru punën, me punu me polici.
Ka një grup që refuzon ndryshimet në Institut. Ata refuzojnë me u zbatu rregullorja e brendshme e Institutit. Ata nuk duan që të kenë reforma”.