Live

Heqja e vizave për Kosovën, Kurti: Pritjes së gjatë po i vjen fundi

20:04 / 09 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur i kënaqur nga lajmi që Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian (BE), e ka miratuar në lexim të parë propozimin për liberalizim të vizave për Kosovën.

Kurti, me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se pritjes së gjatë për udhëtim pa viza për qytetarët e Kosovës po i vjen fundi.

“Një hap më afër: I kënaqur nga Këshilli i BE-së për vendimin unanim në favor të udhëtimit pa viza për qytetarët tanë. Pritjes së gjatë po i vjen fundi. Mezi presim hapat përfundimtarë të Parlamentit Evropian”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...