Live

Heroi i Kombit, Bahri Fazliu, duke kënduar këngën për Heronjtë e Kombit, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka

12:36 / 17 Janar 2023

Nga Kosova Live

Sot shënohet 41 vjetori i vrasjes së veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka, si veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare u vranë nga shërbimi sekret jugosllav 40 vite më parë në Shtutgart të Gjermanisë.

Në nder të tre heronjëve të kombit, sot është publikuar një video e heroit kombëtar, Bahri Fazliu duke i kënduar Vëllëzërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, shkruan kosovalive.net

Videoja është publikuar nga nipi i Bahri Fazliut, Fahri Fazliu në llogarin e tij në Facebook.

“Heroi i Kombit, Bahri Fazliu, duke kënduar këngën për Heronjtë e Kombit, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.  Me këngën – Pyet Kosova. Lavdi gjithë heronjve dhe dëshmorëve të kombit”, u shprehë Fazliu në postimin e tij.

As pas katër dekadave, vrasja e tre veprimtarëve shqiptarë nuk është zbardhur.

Data 17 janar e vitit 1982, shënon edhe përvjetorin e 41 të vrasjes së veprimtarëve të çështjes kombëtare shqiptare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. 40 vite më parë, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka si veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare, u vranë nga shërbimi sekret jugosllav në Shtutgart të Gjermanisë.

Për vrasjen e tyre ende nuk është hetuar apo dënuar askush. Në vitin 2017 Suzana Gërvalla, bashkëshortja e veprimtarit Jusuf Gërvalla, kishte njoftuar se shteti gjerman kishte riaktivizuar hetimet për vrasjen e Jusufit./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...