Derisa po vazhdojnë reshjet atmosferike me intensitet të shtuara qytetarëve që furnizohen me ujë nga KRU ‘Hidrodrini’ iu bëhet thirrje që të mos konsumojnë ujë të turbulluar pa e vluar atë.
“Deri më tash (ora 13:30, koha e raportimit), situata mbetet nën kontroll, mirëpo bëhet thirrje që të gjithë konsumatorët të cilët vërejnë turbullira të uji, mos ta konsumojnë për pije pa e vluar”, thuhet në njoftimin e Hidrodrinit.
Kompania thotë se në bazë të raporteve nga terreni thirrja vlen posaçërisht për zonën e Istogut, Deçanit dhe Klinës.
Kryeshefi Ekzekutiv ing. Agron Tigani mbetet në kontakt dhe koordinim të vazhdueshëm me menaxherët e Njësive Operative, Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik, duke ofruar mbështetjen e plotë në rast të paraqitjes së nevojës edhe nga rajoni.